Ruga Luigj Gurakuqi, Lezhë 4501
+35521522332
+35521522235

Anëtarësimi

Anëtarësimet në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Lezhë për vitin 2015

 Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Lezhë, fton të anëtarësoheni pranë saj. Viti 2015 me më shumë bashkëpunim do të sjellë me shumë përfitime për biznesin tuaj.

Për bizneset e huaja dhe vëndase ne orfrojmë:

• Përfaqësimin e biznesit me pushtetin qëndror dhe atë lokal.

• Bashkëpunim me institucionet përgjegjëse në vend (Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave, AIDA etj.) për përmirësimin e klimës së biznesit dhe thithjen e investimeve të Huaja Direkte.

• Promovim brenda dhe jashtë vendit i biznesit shqiptar, duke i dhënë prioritet anëtarëve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

• Realizimi i kontakteve të drejtpërdrejta me biznesin (B2B).

• Krijimi i partneriteteve mes Anëtarëve të Dhomës dhe bizneseve të huaja serioze që e shohin Shqipërinë si një vend tërheqës për investimet e kapitalit të tyre.

• Organizimi ose bashkëorganizimi me institucione të tjera i forumeve dhe misioneve të biznesit, konferencave, workshopeve, seminareve dhe trajnimeve.

• Ndihmë dhe konsulencë juridike në legjislacionin shqiptar dhe atë evropian në lidhje me cilësinë e produkteve dhe mallrave që do të eksportohen në tregjet evropiane.

• Konsulencë në aplikimet për regjistrimin e markave shqiptare dhe të huaja si dhe patentave të shpikjeve, kryerje të ndryshimeve në regjistrimet e mëparshme, ripërtëritje të markave dhe mbajtje në fuqi të patentave, regjistrim të kontratave të licencës dhe të kalimit të pronësisë, depozitim të kërkesës për regjistrimin ndërkombëtar të markës etj.

• Përshtatja e kërkesës së tregut me ofertën në sektorin e punësimit. (Për këtë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës është ngritur dhe qendra e Punësimit ), për punësim brenda dhe jashtë Shqipërisë, sidomos të brezit të ri.

Përfitimet nga anëtërësimi :

1. Ngritjen e një dialogu konstruktiv të përhershëm të ligjbërësve dhe ligjvënësve me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, që garanton konsultimin me ta në jo më pak se 8 jave kohë, për çdo propozim ligjor apo administrativ me impakt mbi biznesin

2. Eliminimin e praktikave arbitrare të trajtimit të figurës së biznesit me standarde të dyfishta (çmimet orientuese për mallrat apo pagat, referencat doganore e të tilla si këto)

3. Garantim të çdo biznesi, fitues i një tenderi publik, pagesën brenda 30 ditëve nga data e lidhjes së kontratës me entin publik prokurues

4. Përmirësim të sistemit të TVSH, duke përfshirë si përdorimin e kredisë së saj për pagesën përkatëse në transaksionin pasues, ashtu dhe për shlyrjen e tatimit mbi fitimin.

5. Shtrirje e përdorimit e-qeveri, e-qeverisje dhe e-prokurim në të gjithë territorin e vendit, për të informuar dhe përfshirë sa më gjerë publikun në përgjithesi dhe biznesin në veçanti

6. Vënien në funksionim sa më shpejt të Gjykatës Administrative

7. Mbështetje në ngritjen e një one-stop-shop universal pranë Dhomave të Tregtisë, me të paktën tri sportele të shërbimeve bazike: QKR, QKL, EG (Ekonomia Globale)

8. Pasjen e fondeve të posacme për projekte të Dhomave të Tregtisë dhe të agjencive të tjera, të adresuara tek rritja e aftësive manaxhuese, dalja në eksport apo zëvendesimi i importeve dhe rinovimi teknologjik i SME-ve.

9. Futjen e ideve dhe njohurive për sipërmarrjen private si një kompetencë kyçe në kurrikulat e arsimit para universitar, në rritjen e prezencës së biznesit në bordet drejtuese të shkollave të mesme profesionale.