Ruga Luigj Gurakuqi, Lezhë 4501
+35521522332
+35521522235

Kerkese drejtuar Pushtetit Lokal dhe Qendror ” Vini dore ne bregdetin e Shengjinit sa mos te jete teper vone.”

Shumica e kerkesave tona per nje sezon turistik te mbare me sa duket kane rene ne vesh te shurdhet,
Keto dite po shihet nje fenomen ku ne cdo hapesire te lire ne rere po e zene vendin kjoskat si kerpurdhat pas shiut,
Po trumpetohet me te madhe nje fluks turistesh te huaj qe do vijne ne zonat bregdetare por kushtet jane po ato te viteve me pare,
Mendoni qe me kete pamje te bregdetit ato do te rikthehen perseri?
Apsolutisht jo!
Te nderuar pushtetare qofshi ju te pushtetit Qendror apo Lokal vini dore ne bregdetin e Shengjinit sa mos te jete teper vone.
Kjoskizimi nuk eshte zgjidhje per turizmit por pengese per te dhe moskonkurence e ndershme me bizneset qe kane investuar ne Hotele.
Me poshte eshte shkresa qe ne si Institucion u derguam Pushtetit qendror dhe atij Lokal dhe do shihni nese eshte vene uji ne zjarr apo si gjithmone heshtje!!!!!!!!

DHOMA E TREGTISE DHE INDUSTRISE

THE CHAMBER OF COMMERCE AND INDUSTRY
QARKU LEZHE – ALBANIA

Nr.25 Prot Lezhe me 16/04/2018

Lenda: Masat per nje Sezon te suksesshem Turistik

Drejtuar: Z.Gjergj PRENDI
Prefekt i Qarkut Lezhe
Per dijeni: Z.Blendi KLOSI
Minister i Turizmit dhe Mjedisit
Bashkise Lezhe

Ne vijim te debateve dhe sygjerimeve qe patem ne takimin e Komiteti Rajonal te Zhvillimit te Turizmit te zhvilluar ne Prefekture nen drejtimin e Prefektit po nenvizojme disa nga masat qe duhen marre per nje fillim te mbare te Sezonit Turistik:

1.Asfaltim dhe vijezim ne rrugen Lezhe-Shengjin deri te Porti.
2.Zgjerimi i rruges hyrese per ne Shengjin( ne kthesen te Fabika e Letres).
3.Pastrim dhe kthim i reres.
4.Sterilizim dhe vaksinim per kafshet e rruges.
5.Ndiçim nga Labidari deri ne Kune.
6.Plazhet publike te zene nje hapesire prej 20%.
7.Heqja e te gjithe kjoskave nga fillimi i plazhit deri te hotel Flamingo.
8.Furnizim me energji dhe uje 24 ore.
9.Sinjalistike ne rruge dhe plazh.
10.Vendosja e banjove publike gjate vijes bregdetare.
11.Hapja e sezonite turistik me 1 Maj
12.Krijimi i nje Task-Force per ndjekjen ne terren te detyrave te vena per zbatim.

Duke ju falenderuar per mirekuptimin,

KRYETARI
Pashk PALOKA