Ruga Luigj Gurakuqi, Lezhë 4501
+35521522332
+35521522235

Las Vegas , Panair Ndertimi

Nje grup biznesmensh nga Qarku i Lezhes  moren pjese si vizitore ne nje Panair Ndërtimi ne Las Vegas.

Kjo vizitëu organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Lezhë në bashkëpunim me Dhomën e

Tregtisë Amerikane nëShqipëri.

Grupin e biznesmeneve nga Lezha e kryesonte Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Qarkut

Z.Pashko PALOKAJ.

Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i eksperiencave mes biznesmeneve të dy vendeve dhe njohja me

makineritë bashkëkohore në fushën e ndërtimit.

Pas përfundimit të këtij Panairi  biznesmenët lezhjanë kanë organizuar gjithashtu një takim pune me

Dhomën  Shqiptaro-Amerikane në New York me praninë e rreth 15 biznesmeneve nga New Yorku.

Ndërtuesit janëpritur nga kryetari i Dhomës Shqiptaro-Amerikane,.Tëdy grupet e biznesmenëve kanë

folur mbi mundësitëe mëdha tëbashkëpunimit qëmund tëketëme dy vendeve.Kryetari i Dhomës së

Tregtisë dhe Industrisë Lezhë në flalën e tij pasqyroi gjerësisht resurset dhe avantazhet për

investime që ofron Qarku i Lezhës në përgjithësi dhe Lezha në vecanti.

Ndërsa biznesmeni njëkohësisht dhe deputet Gjovalin Kadeli i ka garantuar biznesmenëve Shqiptaro –

Amerikanë për krijimin e një ambjenti të favorshëm për investime në Qarkun e Lezhës.

Të gjithë biznesmenët pjesëmarrës kanë prezantuar veten dhe kanë folur për bizneset që drejtojnë

dhe për nevojat që ata kanë në sektorin financiar si dhe nëpërmirësimin e rregullave të lojës në Shqipëri.