Ruga Luigj Gurakuqi, Lezhë 4501
+35521522332
+35521522235

Regjistrimi dhe shërbimet

Zyra e Regjistrit dhe Shërbimeve Konsullore në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, ofron:
  • Shërbimet bazë të regjistrimit të bizneseve në Dhomën e Tregtisë,
  • Përgatitjen dhe shpërndarjen e informacioneve të kërkuara nga të interesuarit në lidhje me kompanitë anëtare të Dhomës,
  • Paisjen e bizneseve me çertifikatën e antarësimit,
  • Kryen shërbimin konsullor të paisjes me nota verbale, dhe
  • Lëshon çertifikatat e origjinës të produkteve për eksport.

Regjistrimi i Bizneseve Pranë kësaj zyre:
  • bizneset gjejnë informacionin e plotë në lidhje me dokumentacionin e duhur për t’u antarësuar, si dhe informohen mbi avantazhet që i ofrohet çdo subjekti pasi të jetë bërë anëtar i Dhomës.

Informacioni që ofrohet nga kjo zyrë:
  • bizneset gjejnë informacionin e plotë në lidhje me dokumentacionin e duhur për t’u antarësuar, si dhe informohen mbi avantazhet që i ofrohet çdo subjekti pasi të jetë bërë anëtar i Dhomës.

Shërbimi Konsullor

Informon dhe jep asistencë për biznesin mbi dokumentacionin që i nevojitet (nota verbale) për t’u pajisur me viza në funksion të misioneve të biznesit që ata kryejnë, si dhe me viza afatgjatë në bazë të marrëveshjeve të bëra me Ambasada si ajo Italiane, Kroate, etj.

Çertifikatat e Origjinës

Subjekte që emetojnë tituj të regjistruar në sistemin ALREG. Çdo person juridik mund të bëhet një Anëtar Emetues i Titujve nëse është:

Për t’u pajisur me pasaportë anëtari i Dhomës duhet të plotësojë detyrimisht këto kritere:

  1. Kapitali qarkullues vjetor jo më pak se 100 milion lekë ( të reja ) në vit.
  2. Të ketë punësuar jo më pak se 10 persona ( për vitin paraardhes si dhe periudha ne vazhdim).
  3. Te jete anetar i Dhomes dhe te kete shlyer detyrimet tatimore dhe ato doganore sipas rastit.

Pasaporta e sherbimit jepet vetem per nje perfaqesues te subjektit.

Dokumentat qe duhet te permbaje dosja:

  • I drejtohet Kryesise se dhomes perkatese nje kerkese per pajisjen me pasaporte,
    e firmosur nga drejtuesi me i larte funksional i shoqerise (president i firmes,drejtor i pergjithshem etj). Kerkesa plotesohet me te dhenat si me poshte:
  • Te dhena pershkruese mbi veprimtarine e anetarit(lloji i aktivitetit, kapitali qarkullues ne vit)dhe synimet per te ardhmen, te dhena mbi personat e punesuar(numri, kualifikimet, etj), te dhena mbi veprimtarine eksportuese dhe marredheniet me subjekte biznesi te huaja;
  • Adresa e plote, numrat e telefonit, faksit, adresa elektronike(nqs.ka);
  • Emri, mbiemri dhe pozicioni i perfaqesuesit per tu pajisur me pasaporte sherbimi.

Kerkeses i bashkelidhen dokumentet si me poshte:

  1. Ekstrakt I QKR.
  2. Vertetim nga dega e tatim taksave ne rreth per shlyerjen e detyrimeve tatimore per dy vitet e fundit dhe vitin ne vazhdim (2013, 2014, e ne vazhdim 2015);
  3. Vertetim nga dega e doganave ne rreth per shlyerjen e detyrimeve doganore per 2 vitet e fundit( 2013, 2014 ) dhe vitin ne vazhdim (ne qofte se ka pasur shlyerje);
  4.  Vertetim nga dega e tatimeve ne rreth per kapitalin qarkullues vjetor qe realizon me shume se 100.000.000 leke.
  5. Vertetim nga sigurimet shoqerore per numrin e personave te punesuar per vitin 2014 dhe periudhen ne vazhdim;
  6. Certifikate lindje e perfaqesuesit;
  7. Vertetim nga zona administrative mbi banimin e perfaqesuesit (minibashkia perkatese).
  8. Deshmia nga organet Hetimore ne rreth qe personi nuk eshte nen hetim dhe nuk ka borxhe (Prokurori, Gjykate e Rrethit, Permbarim);
  9. Deshmi penaliteti te leshuar nga Ministria e Drejtesise.
  10. CV e shkurter e perfaqesuesit;
  11. Deshmi te zoterimit te gjuheve te huaja (nese ka);
  12. Fotokopje e dokumentit te identifikimit (kartes se identitetit);
  13. Çertifikate e anetaresimit ne Dhomen e Tregtise Tirane per vitin 2015 (fotokopje).

Ne Dhomen e Tregtise dhe Industrise duhet te dorezohet dosja ne dy kopje, njera me dokumentat origjinale dhe tjetra me fotokopje.

Vertetimet duhet te merren brenda muajit kur paraqitet dosja prane dhomes se tregtise. Anetaresimi ne Dhome duhet te jete i kategorise VIP.Tarifa e sherbimit eshte 10 000 leke.